Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar këtë të premte me ambasadorin gjerman, Jorn Rohde dhe me ambasadorët tjerë nga Berlini dhe rajoni.
Këtë e ka bërë të ditur ambasadori Jorn Rohde përmes një postimi në platformën “X”, ku ka thënë se në këtë takim është diiskutuar për çështjet rajonale.
“Së bashku me kolegët gjerman nga rajoni dhe Berlini, e nisa ditën me një diskutim nxitës për çështjet rajonale dhe rrugën drejt Bashkimi Evropian”, ka shkruar Rohde.
Rohde ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti për dialog, siç ka shkruar ai, të thellë dhe të sinqertë.
Together with my 🇩🇪 colleagues from the region and Berlin, I kicked off the day with a thought-provoking discussion on regional matters and the path towards the EU🇪🇺. Thanks to PM @albinkurti 🇽🇰 for the candid and insightful dialogue. 🌐🤝 pic.twitter.com/QQcXXbkBlX
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 17, 2023