Kurti takohet me ambasadorin amerikan, Hovenier

Foto nga arkivi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier.

Burimet nga RTV Dukagjini kanë bërë të ditur se “ky është takim i rregullt javor”.

Ky takim vjen një ditë para betimit të kryetarëve të zgjedhur në katër komunat veriore.

Ndryshe, Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se në mbrëmjen e së mërkurës shefi i ekzekutivit ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Në këtë bisedë telefonike ata diskutuan për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë – Serbi, ku u kërkua që të ketë zbatim të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes së Brukselit.

Po ashtu, u diskutua edhe për situatën në katër komunat veriore dhe finalizimin e procesit zgjedhor me rastin e mbajtjes së seancave konstituive.

Kurti bisedë telefonike me Chollet, theksohet sërish zbatimi i plotë dhe pa kushte i Marrëveshjes së Brukselit

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika