Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, të hënën e 3 prillit.
“Biseduan për zhvillimet në vend dhe rajon, dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Ambasadës finlandeze dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, si rezultat i marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe”, njofton Kryeministria.

Në shërbim të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, kryeministri Kurti ka mirëpritur iniciativën për hapjen e Odës Ekonomike Nordike në Kosovë.
“Ai gjithashtu e përgëzoi ambasadorin Nissinen dhe shtetin e Finlandës, me rastin e ratifikimit të aplikacionit për anëtarësim të Finlandës nga të gjitha 30 shtetet e NATO-s, duke theksuar se anëtarësimi i saj në NATO i kontribuon paqes dhe sigurisë në Evropë”, njofton Zyra e Kryeministrit.