Kurti takohet me Begajn, shpreh keqardhje për anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj janë takuar dhe kanë diskutuar për raportet e veçanta Kosovë-Shqipëri

Kryeministri Kurti dhe presidenti Begaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj janë takuar dhe kanë diskutuar për marrëdhëniet e mes dy vendeve.

Në këtë takim kryeministri Kurti ka shprehur keqardhjen e tij për anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, që ishte paraparë të mbahej të mërkurën në Gjakovë

“Ai e falënderoi presidentin Begaj për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, si dhe për qëndrimin e tij në lidhje me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, duke e dënuar këtë akt të agresionit dhe duke kërkuar lirim të menjëhershëm të tyre”, njofton Kryeministria.

Pamje nga takimi

Mes tjerash në takim Kurti e njoftoi Begajn me propozimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për depërshkallëzim dhe normalizim të plotë të situatës në komunat në veri, teksa riktheksoi se sundimi i ligjit duhet të jetë premisa bazë e çdo zgjidhjeve për rrugën përpara.

Gjatë kësaj të premteje, kryeministri Kurti mori pjesë në Forumin e Prespës, në Strugë të Maqedonisë së Veriut.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika