Kurti takohet me Colominan, e falënderon për mbështetjen e NATO-s ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim zëvendës asistentin për çështje politike dhe politika të sigurisë të Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Javier Colomina, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e NATO-s për Kosovën dhe kontributin e tyre për paqe e siguri në Ballkan

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe zëvendës asistenti për çështje politike dhe politika të sigurisë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Javier Colomina (Foto: ZK)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të martën e 14 shkurtit në zyrën e tij, ka pritur zëvendës asistentin për çështje politike dhe politika të sigurisë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Javier Colomina.

Kurti e ka falënderuar Colominan për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s për Kosovën si dhe kontributin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti e ka njoftuar atë “për situatën e sigurisë në vend, për synimet e institucioneve të vendit, për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO si dhe vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në tërë territorin e Kosovës”.

Ndër të tjera, Kurti ka theksuar përkushtimin e qeverisë për zhvillim të mbrojtjes dhe sigurisë.

“Kryeministri Kurti gjithashtu theksoi përkushtimin e qeverisë për zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë si dhe vullnetin për të kontribuar për paqen dhe sigurinë në botë, krahë NATO-s dhe partnerëve”, theksohet në njoftimin e kryeministrisë.

Bëhet e ditur se në takimin me z. Colomina dhe ekipin e tij, kryeministri Albin Kurti u shoqërua nga Koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.​

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika