Kurti takohet me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, diskutojnë për Procesin e Berlinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takim Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka diskutuar për marrëdhëniet rajonale dhe për rëndësinë e jetësimit të tregut të përbashkët rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën ka pritur në takim emisarin e gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Kurti ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Ai ka vlerësuar angazhimin e Sarrazin dhe rolin e rëndësishëm të Gjermanisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin

Në takim është diskutuar për marrëdhëniet rajonale, duke theksuar rëndësinë e jetësimit të tregut të përbashkët rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.

Po ashtu, në takim është diskutuar edhe për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas Kurtit, Kosova ka treguar vullnet dhe gatishmëri për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë.

Foto gjatë takimit nga Zyra e Kryeministrit

Gjithashtu, sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër.​

Ndërkaq Kurti, të mërkurën, është takuar me Ambasadorin e Shtetit të Katarit, Ali bin Hamad Al Marri, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin ekonomik dhe për mundësitë e investimeve në Kosovë.

Kurti takon ambasadorin e Katarit, diskutojnë për bashkëpunim tregtar

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika