Kurti takohet me Escobar

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Kryeministri Albin Kurti dhe emisari amerikan, Gabriel Escobar

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Këtë takim, Kurti e zhvilloi një ditë para takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, gjatë të premtes së 17 marsit, është pritur në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Pas takimit me emisarin amerikan, Gabriel Escobar, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një konferencë për media, ka thënë se pritet që marrëveshja të ketë rezultate konkrete dhe se rendi kushtetues i Kosovës do të ruhet.

Osmani ka thënë se përgjatë gjithë dialogut Kosovë-Serbi, në çdo proces duhet të ruhet rendi kushtetues dhe integriteti territorial i Kosovës, derisa ka shtuar se përmes këtij propozimi evropian për dialog, një tjetër rezultat pozitiv do të jetë kontributi për paqen.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjuca, pas takimit me emisarin amerikan Gabriel Escobar, ka riktheksuar se asnjëherë nuk do ta humbin fokusin nga njohja e plotë, “dhe se çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet në procesin e dialogut me Serbinë, duhet të respektojë në plotni sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar për fqinjësi të mirë, paqe dhe stabilitet në rajon. Gjithashtu, për dallim nga Serbia si palë minuese, Republika e Kosovës ka luajtur rol konstruktiv përgjatë gjithë procesit të dialogut, përfshirë edhe takimin e 27 shkurtit në Bruksel”, ka thënë Konjufca

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika