Kurti takohet me eurodeputetin Kovatchev, merr mbështetjen për aplikimin e Kosovës në BE

Gjersa Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po vazhdon vizitën e tij në Strasburg, i njëjti është takuar mne eurodeputetin Kovatchev. Ky i fundit ka dhënë mbështetjen e tij të plotë për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian

(Majtas) Kryeministri Kurti dhe eurodeputeti nga grupi i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Andrey Kovatchev (djathtas)
(Majtas) Kryeministri Kurti dhe eurodeputeti nga grupi i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Andrey Kovatchev (djathtas)

Është eurodeputeti nga Bullgaria, Andrey Kovatchev, nga grupi i Partisë Popullore Evropiane (EPP) ai i cili ka dhënë mbështetjen e tij për aplikimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian.

Këtë e ka thënë vet Kovatchev përgjatë takimit të tij me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, bën të ditur Zyra e Kryeministrit.

“Eurodeputeti Kovatchev theksoi se heqja e regjimit të vizave për Kosovën duhet të vazhdojë pa vonesa, teksa kanë mbetur edhe pak hapa deri në përfundimin e këtij procesi. Ai po ashtu dha mbështetjen e tij të plotë për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.

Ky takim u realizua në kuadër të vizitës dyditore të Kurtit në Strasburg. I njëjti u shoqërua nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se pjesë e bisedës ishte edhe takimi në Ohër i Kurtit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, të shtunën.

Ndërkaq, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të shtunën e 18 marsit do të zhvillojnë një takim të nivelit të lartë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim.

Duke filluar nga ora 10:00, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me kryeministrin Kurti dhe me presidentin Vuçiq.

Më pas, do të zhvillohet një takim i përbashkët.

Pjesë e takimit do të jetë edhe i dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika