Kurti takohet me gazetarët nga Ukraina dhe Afganistani, thotë se janë të mirëpritur në Kosovë

Në takimin e tij me gazetarët nga Ukraina dhe Afganistani, kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, i ka siguruar se ata janë të mirëpritur në Kosovë dhe se populli i Kosovës e kupton shumë mirë se si është të jesh larg vendlindjes dhe familjes

Pamje mga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar gazetarët nga Ukraina dhe Afganistani, që po strehohen në Kosovë nëpërmjet programit Journalists-in-Residence (JiR Kosovo).

Takimi në mes tyre u bë në rezidencën e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, së bashku me përfaqësues të Asociacionit të Pavarur të Gazetarëve dhe Qendrës Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medieve.

Kryeministri Kurti i ka siguruar se ata janë të mirëpritur në Kosovë dhe se populli i Kosovës e kupton shumë mirë se si është të jesh larg vendlindjes dhe familjes, e pa e ditur se kur do të mund të kthehesh përsëri.

“Ai uroi që vitin tjetër do të jetë e mundur për ata që të kthehen të sigurt në vendet e tyre të origjinës, por se deri atëherë dhe përherë le ta konsiderojnë Kosovën si shtëpinë e tyre të dytë”, ka njoftuar Kryeministria.

Journalists-in-Residence (JiR Kosovo) është program që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe i cili mbulon koston e jetesës, pagat dhe zyrat, për t’u mundësuar gazetarëve të strehuar të punojnë nga distanca.

Nga shkurti i vitit 2022, deri më tani janë 23 gazetarë përfitues, prej të cilëve 18 ukrainas dhe 5 afganë. 15 gazetarë vazhdojnë të banojnë ende në Kosovë. Ky program zbatohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Kosovës, me mbështetjen e iniciativës Hannah Arendt.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika