Kurti takohet me homologun malazez, Abazoviq

Kryeministri malazez, Dritan Abazović ka takuar kryeministrin e vendit tonë, Albin Kurti në kuadër të Forumit Ekonomik në Shkup

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq gjatë të mërkurës së 1 marsit është takuar me homologun e tij kosovar, Albin Kurti.

Në kuadër të bisedimeve të fundit në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë, Abazoviq ripërsëriti qëndrimin se Mali i Zi vlerëson përpjekjet e fqinjëve dhe komunitetit ndërkombëtar dhe se mbështet një zgjidhje të përhershme për rajonin.

Abazoviq tha se në takim me Kurtin ka diskutuar për “lidhjen infrastrukturore, ide të reja dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës”.

“Ne vazhdojmë të trashëgojmë marrëdhëniet tona fqinjësore”, ka shkruar kryeministri malazez në Facebook.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika