Kurti takohet me ish-kryeministrin Blair, e falënderon për rolin e tij në çlirimin e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti e ka falënderuar ish-kryeministrin britanik për rolin e tij në përfundimin e okupimit të Kosovës

Albin Kurti, kryeminister i Kosoves

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të vizitës së tij në Britaninë e Madhe, ka njoftuar se është takuar me ish-kryeministrin britanik Tony Blair.

Me anë të një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se gjatë këtij takimi e ka falënderuar për rolin e tij në përfundimin e okupimit të Kosovës.

Po ashtu, ai tha se e ka njoftuar për progresin e brendshëm dhe konstruktivitetin e Kosovës në dialogun me Serbinë.

“Shumë i lumtur që pata mundësinë ta takojë ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair. E falënderova për rolin e tij në përfundimin e okupimit të Kosovës, duke bërë të mundur që ne të ndërtojmë një shtet të vërtetë demokratik. E njoftova po ashtu për progresin e brendshëm dhe konstruktivitetin e Kosovës në dialogun me Serbinë”, shkroi Kurti.

Ndryshe, Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Kurti e falënderoi Sekretarin Blinken për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-ve për Republikën e Kosovës.

“U diskutua për dialogun me zyrën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell për deeskalim dhe normalizim, me ç ‘rast kryeministri Kurti e njoftoi Sekretarin Blinken për takimin bilateral të së enjtes së javës së kaluar, që nuk u bë edhe trilateral për shkak të mosgatishmërisë së presidentit të Serbisë”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Tutje njoftohet se kryeministri Kurti dhe sekretari Blinken kanë bashkëbiseduar për gjendjen në katër komunat veriore të Kosovës, për zgjedhjet e reja, për ekstremistët e dhunshëm që sulmuan ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës e gazetarët, për tri nënkryetaret serbe në Leposaviq, Zveçan e veri të Mitrovicës, për konfiskimin e armatimit e municionit të shumtë në një veturë me targa të Beogradit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika