Kurti takohet me kryediplomatin grek, Nikos Dendias

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, në një restorant në periferi të Prishtinës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, të dielën e 12 marsit.

Kryeministri Kurti dhe ministri Dendias janë takuar në një restorant në periferi të Prishtinës.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, është takuar dhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Takimi me kryediplomatin grek, Osmani ka kërkuar që mbështetja greke për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike të vazhdojë

Në njoftimin e Presidencës thuhet se presidentja Osmani ka vlerësuar angazhimin proaktiv të Greqisë në rajonin tonë, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit grek për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.

“Në këtë frymë, presidentja Osmani duke u thirrur në vlerat e përbashkëta euroatlantike, ka kërkuar që mbështetja greke për anëtarësimin e Kosovës në institucionet euroatlantike të vazhdojë. Ndër të tjera, presidentja Osmani ka theksuar se integrimi i plotë ndërkombëtar i Kosovës, përfshirë Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Këshillin e Evropës, do t’i kontribuonte paqes së qëndrueshme në rajon”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Kryediplomati grek pritet të takohet dhe me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika