Kurti takohet me kryeministren estoneze, flasin për situatën politike në vend e rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të mërkurën me homologen e tij nga Estonia, Kaja Kallas. Ata kanë biseduar për situatën politike në vend dhe rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Estoni ka takuar kryeministren Kaja Kallas, gjatë kohës që po mbahen punimet e Samitit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP).

Ai për këtë takim ka shkruar në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se ka diskutuar edhe për kontributin që Kosova mund të japë si anëtare e Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP).

I pari i ekzekutivit gjatë samitit ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe përpjekjet nga aleatët e Rusisë për të shtrembëruar të vërtetën.

“Në Kosovë, përpjekjet nga aleatët e Rusisë për të shtrembëruar të vërtetën, të kaluarën dhe të tashmen, janë të dukshme dhe po intensifikohen”, ka theksuar kryeministri.

Kurti gjatë samitit “Open Government Partnership” në Talin të Estonisë ka thënë se këto veprime në Kosovë janë duke u intensifikuar.

“Në Kosovë, përpjekjet nga aleatët e Rusisë për të shtrembëruar të vërtetën, të kaluarën dhe të tashmen, janë të dukshme dhe po intensifikohen. Gjatë kohës së ndjeshme, kur shteti ynë është i përkushtuar në procesin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për të normalizuar raportet me fqinjin tonë verior, Serbinë, por edhe për përfshirjen e plotë të minoriteteve në proceset demokratike të shtetit, pa ndikim nga jashtë, këto kërcënime kibernetike, sikurse dezinformimi, bullizimi kibernetik dhe forma të tjera janë veçmas përcaktuese”, tha Kurti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika