Kryeministri i Kosovës, ALbin Kurti, ka pritur në takimin në zyrat e partisë së VV-së deputetin në Kuvendin e Malit të Zi dhe Kryetarin e Partisë Forca e Re Demokratike Genc Nimanbegu.
Në takim Nimanbegu ishte i shoqëruar nga Ardian Mavriqi, Sekretar i Përgjithshëm – aktualisht Kryetar i Kuvendit të Komunës së Ulqinit dhe Nënkryetarët e Partisë: Ilir Çapuni dhe Arbin Çapriqi.
Këtë e beri të ditur nëpërmjet një njoftimi në Facebook faqja e VV-së, duke bërë të ditur se “përfaqësuesit nga Mali i Zi njoftuan me situatën politike atje me theks të veçantë ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në jetën politike e institucionale çka ka tensionuar edhe më shumë raportet etnike dhe ndërhyrjet e Serbisë në shtetin e Malit të Zi”.
“Përgjatë takimit Kryeministri Kurti njoftoi përfaqësuesit e partisë shqiptare nga Mali i Zi për situatën politike dhe ekonomike në vend. Në kuadër të diskutimit u theksuan edhe marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me Malin e Zi me ç’rast u përmend edhe ndërtimi i rrugëve Pejë-Rozhajë dhe Deçan-Plavë çka do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe forcojë lidhjen ekonomike dhe tregtare”, thuhet në njoftim.
“Në fund pjesë e diskutimeve ishte edhe bashkëpunimi në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore në mes të të dy vendeve”.