Kurti takohet me Scholzin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, i cili po mbahet në Tiranë.

Kryeministri Kurti në këtë samit është takuar dhe me ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, James Cleverly.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin e Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, ka thënë se edhe njëzet e pesë vjet pas fushatës gjenociadale, Kosova kërcënohet me invazion nga Serbia.

Kurti, gjatë fjalës tij ka komentuar sulmin terrorist në Banjskë të Zvenaçit, më 24 shtator, duke kërkuar nga Bashkësia ndërkombëtare që ky akt i sponsorizuar nga Serbia duhet të ndëshkohet.

Lexo dhe: Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova ende kërcënohet me invazion nga Serbia

“Në një sulm terrorist kundër Kosovës më 24 shtator, një nga zyrtarët tanë policorë u vra, por autorët akoma enden të lirë në Serbi edhe pse publikisht e pranuan përfshirjen e tyre. Ky ishte një akt i lig sponsorizuar nga Serbia, siç tregojnë provat e pakundërshtueshme. Ne kemi konfiskuar mbi 5 milionë euro armatim të sofistikuar dhe municione të prodhuara në Kragujevc dhe Çaçak. Katër herë në dy vitet e fundit Serbia ka sjellë ushtrinë e saj në kufirin tonë. Edhe njëzet e pesë vite pas fushatës gjenocidale, dhe pas kaq shumë raundeve të dialogut, Kosova ende kërcënohet me invazion nga Serbia. Ky moment na kërkon të reflektojmë dhe të mos e vazhdojmë punën si zakonisht. Një akt i tillë nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar”, ka thënë Kurti, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika