Kurti takohet me Scholzin, diskutojnë për dialogun dhe planin franko-gjerman

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, u takua me kancelarin e Republikës Federale Gjermane, Olaf Scholz. Ata kanë diskutuar për raportet mes Kosovës dhe Serbisë, përgatitjen për takimin e radhës në Bruksel dhe propozimin evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kancelari i Republikës Federale Gjermane, Olaf Scholz

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gër​valla, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, u takua me kancelarin e Republikës Federale Gjermane, Olaf Scholz dhe ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Catherine Colonna.

Në takim, siç njofton zyra e Kryministrisë është diskutuar për raportet mes Kosovës dhe Serbisë, për përgatitjet për takimin e radhës në Bruksel dhe për propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve.

Kurti ka falënderuar për mbështetjen dhe angazhimin e Gjermanisë dhe Francës dhe ka shtuar se “Republika e Kosovës si vend proevropian dhe proamerikan, mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog, teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO”.

Në takim u bisedua për progresin në vend, që është evidentuar edhe nga shumë organizata ndërkombëtare si dhe Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022, progres të cilin e përshëndeti kancelari Scholz.

“Rritja ekonomike, sundimi i ligjit, mbështetja sociale dhe demokratizimi institucional e shoqëror kanë avancuar gjatë dy viteve të fundit”, ka thënë kryeministri Kurti gjatë takimit me Scholz, njofton Kryeministria.

Ndër të tjera, ai e ka njoftuar kancelarin Scholz dhe ministren Colonna se “Qeveria e Republikës së Kosovës së fundmi ka miratuar tri marrëveshjet e nënshkruara më 3 nëntor në Berlin, që së shpejti do të ratifikohen edhe në Kuvend, duke dëshmuar kështu përkushtimin tonë për Procesin e Berlinit”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika