Kurti takohet me senatorët amerikanë në Mynih, diskutojnë për luftim të korrupsionit dhe zhvillim ekonomik

Gjatë qëndrimit të tij në Mynih të Gjermanisë, kryeministri Kurti është takuar me senatorët , Jeanne Shaheen dhe Chris Van Hollen. Në këtë takim është diskutuar për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet e fundit në rajon

Kryeministri Kurti dhe senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Chris Van Hollen

Të premten e 17 shkurtit, kryeministri Kurti ka udhëtuar për në Mynih të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.

Gjatë qëndrimit atje i pari i ekzekutivit është takuar dhe me senatorët Jeanne Shaheen dhe Chris Van Hollen.

Në këtë takim kryeministri Kurti ka falënderuar senatorët Shaheen dhe Van Hollen për ndihmën, mbështetjen dhe interesimin e vazhdueshëm të tyre dhe të ShBA-ve për Kosovën.

“Folën për përparimin e shënuar në sundim të ligjit, luftim të korrupsionit, demokratizim të institucioneve dhe zhvillim ekonomik”, njofton Zyra e Kryeministrit.

Në takim është diskutuar për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet e fundit në rajon.

“Sa i përket dialogut për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe për propozimin evropian, kryeministri Kurti theksoi angazhimin konstruktiv dhe të vazhdueshëm të Kosovës në këtë proces”, thuhet tutje në njoftimin e Kryeministrisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika