Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka priti në takim kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, Xhevdet Qeriqi dhe veternatët e invalidët e luftës – Hyzri Musliu, Naim Gashi dhe Safedin Zuka.
Pjesë e takimit ishte dhe ministri i Shëndetksisë, Arben Vitia.
Në këtë takim është diskutuar për nevojën e nismës ligjore për mbrotjen e vlerave të luftës.
“Përtej rregullimit të kompensimit të plotë të shpenzimeve lidhur me protezat e invalidëve të luftës, sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u përmend edhe buxheti i rritur për barnat në vlerën prej 60 milionë dhe zbatimi i Ligjit të ri për Çmimin e Barnave”, ka njoftuar Kryeministria.
Kurti ka theksuar përkushtimin dhe punën e vazhdueshme në adresimin e nevojave dhe mbrojtjes së të drejtave të veteranëve dhe invalidëve të luftës.


