Kurti takohet me Von Cramon, diskutojnë për zhvillimet e dialogut dhe procesin zgjedhor në komunat veriore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën e 28 majit ka takuar raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

Në një shkrim në Twitter, Kurti tha se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit në veri, si dhe dialogun.

“Takimi i hershëm me eurodeputeten Viola Von Cramon dhe ekipin e saj për të diskutuar zhvillimet në dialogun e Brukselit dhe procesin paszgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës. Faleminderit për mbështetjen e anëtarësimit në CoE dhe BE. Theksova se kryetarët e zgjedhur do t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve”, shkroi Kurti.

https://twitter.com/albinkurti/status/1662898836442890243?s=20

Ndërsa Cramon, pas takimit me Kurtin ka vazhduar në veri të Mitrovicës.

Von Cramon e ka pyetur Policinë e Kosovës në komunën Zveçanit, “Çka dreqin ju solli këtu, ku është kërcënimi”.

“Ne vetëm po i zbatojmë urdhrat, dhe jemi këtu për t’i mbrojtur të gjithë pa dallim sikur shqiptarët dhe serbët”, i ka thënë një polici, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Ndërsa von Carmon dëgjohet duke i thënë se po duke si luftë.

Një nga policët dëgjohet duke iu përgjigjur se kanë shkuar atje për “t’iu dalë në mbrojtje kryetarëve të komunave të cilët kanë fituar në zgjedhjet e fundit”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika