Kurti takohet për herë të parë me kryeministrin e Armenisë

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka shprehur mirënjohje ndaj qëndrimit të Armenisë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, kanë zhvilluar sot takimin e parë bilateral në mes tyre.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka shprehur mirënjohjen ndaj qëndrimit të Armenisë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Ai tha se Republika e Kosovës i ka të përbrendësuara vlerat e Këshillit të Evropës dhe se krahas kësaj organizate synon anëtarësimin edhe në NATO”, thuhet në njoftim.

Ndërsa kryeministri armen theksoi rëndësinë dhe simbolikën e këtij takimi të parë në mes të dy kryeministrave duke shprehur interesim për bashkëpunim ekonomik dhe për mundësitë që ofron Kosova në investime.

“Në këtë drejtim, mes tjerash, Kryeministri Kurti veçoi sektorin e energjisë. Interesim dhe gatishmëri të dyanshme kishte edhe për bashkëpunim në fushën e kulturës, filmit, turizmit dhe edukimit”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika