Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të vizitës në Britaninë e Madhe, është takuar edhe me liderët e Irlandës së Veriut.
Ministrja e parë, Michelle O’Neill dhe zëvendësministrja e parë, Emma Little-Pengelly, pritën sot në Kështjellën Stormont, kryeministrin Kurti.
Sipas njoftimit, gjatë takimit u diskutua për një sërë çështjesh, duke përfshirë paqen dhe pajtimin.
“Ministrja e parë, Michelle O’Neill dhe zëvendësministrja e parë, Emma Little-Pengelly, kanë pritur sot në Kështjellën Stormont kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Diskutimet mbuluan një sërë çështjesh, duke përfshirë paqen dhe pajtimin”, thuhet në njoftim.