Kurti takoi përfaqësuesit e kompanisë që testoi qëndrueshmërinë e urës së Ibrit

Kryeministri Albin Kurti ka takuar përfaqësuesit e kompanisë “IPE-PROING” për të diskutuar rezultatet e testimeve të qëndrueshmërisë së urës së Ibrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur përfaqësuesit e kompanisë “IPE-PROING”, e cila ka realizuar procesin e testimit të qëndrueshmërisë së urës së Ibrit.

Sipas një njoftimi nga zyra e Kryeministrit, rezultatet e matjeve kanë konfirmuar se struktura e urës së Ibrit është në përputhje me kapacitetin e kërkuar për aftësinë mbajtëse

Matjet kanë treguar se ura mund të përdoret pa asnjë kufizim në ngarkesë, në përputhje me standardet evropiane për ngarkesa EC-1 ose EC-1991.

“Uljet e Lejuara L/800 = (25.0*100/800) =31.2, kurse uljet max. të matura= 4.2 mm << 31.2mm. Nga këto krahasime rezulton se uljet e matura janë shumë herë më të vogla se ato të lejuara.

Për matjen e vlerave testuese të uljeve, deformimeve, dhe karakteristikave dinamike, janë përdorur pajisjet elektronike të sofistikuara (prodhuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës).

Deri më tani kompania “IPE-PROING” ka testuar dhe analizuar aspektin e sigurisë së mbi 40 urave dhe mbi 20 struktura të objekteve në vendin tonë”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika