Në Ditën Memoriale të Komunitetit Egjiptian në Kosovë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim profesionistë nga ky komunitet.
Në takim ishte edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, të cilët kanë biseduar për pozitën e komunitetit egjiptian në shoqëri.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë të deritanishëm, duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm të Qeverisë për përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike të këtij komuniteti.
Po ashtu, Kurti gjatë takimit ka potencuar nismat e Qeverisë që do të ndikojnë në rritjen e mundësive për edukim dhe punësim të komunitetit egjiptian.
Ai ka veçuar bursat për studime në Fakultetin e Edukimit dhe në drejtime të tjera të studimeve, si dhe hapin e rëndësishëm drejt realizimit të kuotës për punësim në institucione, vendimin për krijimin e ekipit ndërinstitucional për punësimin e komuniteteve.
Gjatë takimit është vlerësuar puna e Qeverisë dhe është theksuar impakti që ka pasur në grupe të ndryshme në Kosovë.
Osmani: Fuqizimi i gruas është prioritet, komunitetet janë vlerë e shtuar e shoqërisë