Kurti takon Ahmetin, diskutojnë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takim me kryetarin e BDI-së, ALi Ahmeti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Forumin e Prespës në Strugë të Maqedonisë se Veriut.

Në kuadër të këtij Forumi, siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti ka takuar kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, me të cilin, biseduan për zhvillimet e fundit në vend, pas agresionit serb ndaj Kosovës, me rastin e rrëmbimit të tre policëve kosovarë të mërkurën brenda territorit të Kosovës, ku kryeministri kërkoi dënimin e këtij akti të agresionit.

Në takim është diskutuar edhe për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, në kuptim të zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe të deeskalimit të situatës në katër komunat në veri të Republikës së Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takim me kryetarin e BDI-së, ALi Ahmeti.

Është paralajmëruar se Kurti do të jetë pjesë e panelit të Forumit, por ai nuk ka qenë i pranishëm në kohën kur pritej të ishte.

Po ashtu, gjatë takimit Kurti dhe kryetari i BDI-së kanë diskutuar edhe për marrëdhëniet bilaterale në mes së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, zhvillimin e infrastrukturës, me theks të veçantë për rëndësinë dhe statusin e projektit të rrugës që lidh Prizrenin dhe Tetovën dhe për bashkëpunimin e komunave rreth malit Sharr.

Kryeministri Kurti shoqërohej nga ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ndërkaq nga ana e tij, kryetari Ahmeti shoqërohej nga ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe deputeti i BDI-së, Artan Grubi.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika