Kurti takon ambasadorët bullgarë, flasin për marrëveshjen me Serbinë

Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti, të mërkurën është takuar me ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev dhe ambasadorin e Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Angel Angelov, me të cilët, ka diskutuar për procesin e dialogut Kosovë-Serbi

Pamje nga takimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev dhe ambasadorin e Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Angel Angelov.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën ka pritur në takim ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev dhe ambasadorin e Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Angel Angelov.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, krahas zhvillimeve në rajon, është diskutuar për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për Marrëveshjen Bazë të 27 shkurtit në Bruksel dhe aneksin e zbatimit të saj sipas dakordimit të 18 marsit në Ohër, si dhe për takimin e djeshëm në Bruksel në nivel kryenegociatorësh, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ndërkaq, kreu i Qeverisë i ka falënderuar të dy ambasadorët për vizitën e tyre dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë ndaj Kosovës.

Po ashtu, gjatë takimit, ai i ka njoftuar për arritjet e Qeverisë, e cila muajin e kaluar mbushi dy vjet që nga formimi i saj, dhe sipas tij, gjatë dy vjet punë, Kosova ka pasur rezultatet në sundimin e ligjit, përmirësimet në indikatorët demokratikë dhe për progresin ekonomik, me theks te eksportet, që këtë vit për herë të parë pritet të kalojnë vlerën prej 1 miliard eurosh.

Pamje nga takimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev dhe ambasadorin e Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Angel Angelov.

Gjatë takimit, është biseduar edhe për marrëdhëniet e afërta ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë dhe për mundësitë e reja për thellimin e zgjerimin e tyre, sidomos në fushën e ekonomisë, shkëmbimit tregtar, atë të kulturës si dhe të mbrojtjes dhe sigurisë.

Gjithashtu, sipas njoftimit nga Qeveria, ambasadorët Gudjev dhe Angelov shprehën gatishmërinë e tyre për rritjen e bashkëpunimit dhe ndërveprimit mes Bullgarisë dhe Kosovës, si dhe dhanë mbështetjen ndaj Kosovës në rrugën e saj euroatlantike.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika