Kurti takon ambasadorin Abbott, diskutojnë për situatën në vend

Kreu i Qeverisë së Kosovë, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, me të cilin ka diskutuar marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet aktuale në vend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të enjten në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Siç ka njoftuar Zyra e kryeministrit, gjatë takimit me ambasadorin Abbott diskutuan rreth zhvillimeve aktuale në vend.

Por, diskutimet e takimit mes Kurtit dhe Abbottit, siç thuhet në njoftimin e Qeverisë, kryesisht janë përqendruar në marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Po ashtu, temë diskutimi ishte edhe vizita zyrtare e kryeministrit Kurti në Londër dhe takimi i tij me sekretarin Cleverly.

“Marrëdhëniet bilaterale, vizita në Londër dhe takimi mes kryeministrit Kurti dhe sekretarit Cleverly, si dhe zhvillimet në vend ishin pjesë e diskutimit në këtë takim”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Ky takim vjen pas takimit që Kurti pati me sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, më 26 qershor në Londër.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika