Kurti takon ambasadorin amerikan

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, i ka shkuar në takim kryeministrit të Kosovës Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur këtë të enjte në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Qeveria e Kosovës, teksa kanë thënë se është takim i rregullt javor.

Ky takim vjen pasi SHBA-ja e sanksionoi Kosovën me mospjesëmarrje në stërvitjet ushtarake “Defender Europe 2023”, shkruan Telegrafi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar Qeverinë për shkak të qëndrimeve mbi krerët e komunave në veri.

Ndryshe, kryeministri Kurti gjatë ditës në një deklarim për media, i pyetur për raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, ka thënë se ato janë shkëlqyeshme, mirëpo ka raste kur dallojnë në qasje.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika