Kurti takon ambasadorin Angili: Turqia – mike e dëshmuar e popullit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angili

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime të thella në emër të Qeverisë së Kosovës, ambasadorit të Turqisë, Sabri Tunç Angili, për viktimat që humbën jetën si pasojë e tërmetit.

Kurti ka takuar ambasadorin, të cilit i shprehu mirënjohje për ndihmën dhe kontributin e dhënë Kosovës nga populli dhe shteti turk “si mik e partner i dëshmuar i popullit dhe Republikës së Kosovës”.

“Në emër të Qeverisë së Kosovës, Kryeministri i shprehu ngushëllimet më të thella ambasadorit për viktimat e tërmetit, që e goditi Turqinë. Ai theksoi se Republika e Kosovës është pranë Republikës së Turqisë dhe popullit turk dhe mbi bazën e kapaciteteve të saj, me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe ekipet mjekësore, kanë ndihmuar në këtë kohë të vështirë”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Në këtë takim u bisedua për mundësitë e zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral.

“Veçanërisht në ekonomi, siguri, mbrojtje dhe kulturë. Duke folur për bashkëpunimin ekonomik, u theksua potenciali për rritje të shkëmbimeve tregtare, përmirësimi i bilancit tregtar, si dhe shtimi i investimeve nga bizneset e Turqisë. U bisedua edhe për lidhjet e forta kulturore ndërmjet Turqisë dhe Kosovës dhe mundësitë për organizime të përbashkëta të ngjarjeve kulturore dhe artistike”, vijon njoftimi.

Në anën tjetër ambasadori ka shprehur mirënjohje për ndihmën që Kosova i ka dhënë institucioneve dhe popullit turk në rajonet e goditura nga tërmeti shkatërrues.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika