Kurti takon ambasadorin Davenport, diskutojnë për rregulloren e BQK-së

Kryeministri i Kosovës ka pritur dje në takim shefin e misionit të OSBE në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport. Në takim është diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend, ndër to dhe për rregulloren e BQK-së

Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim dje, shefin e misionit të OSBE në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

Ambasadori Davenport dhe kryeministri Kurti kanë diskutuar mbi temat aktuale në Kosovë, përfshirë fazën transitore dhe informuese të zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore, dhe fushat e bashkëpunimit.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, në këtë takim është theksuar rëndësia e komunikimit efektiv me publikun, me ç ‘rast u përmend videomesazhi i kryeministrit drejtuar komunitetit serb në Kosovë në gjuhën serbe, në lidhje me përmbajtjen, qëllimet dhe zbatimin e rregullores në fjalë.

Kryeministrit Kurti e ka falënderuar ambasadorin Davenport për bashkëpunimin e afërt dhe mbështetjen e vazhdueshme në projekte dhe fusha me interes të përbashkët.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika