Kurti takon ambasadorin e Finlandës, diskutojnë për dialogun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen kanë diskutuar për zhvillimet në vend dhe rajon si dhe për dialogun Kosovë - Serbi

FOTO: ZKM

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën është takuar me ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se në këtë takim u bisedua për çështjet bilaterale me theks investimet në sektorin e energjisë, në përputhje me objektivat e qeverisë për diversifikim të burimeve të energjisë dhe tranzicionin e gjelbër.

Përvec kësaj, pjesë e diskutimit ishte edhe dialogu Kosovë – Serbi.

“Zhvillimet në vend dhe rajon, si dhe për dialogun në Bruksel, gjithashtu ishin pjesë e bisedës sot”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Kurti e falënderoi ambasadorin Nissinen për bashkëpunimin dhe siç thotë ai, mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për Kosovën.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika