Temë diskutimi në mes kryeministrit Kurti dhe ambasadorit Grøndahl, ishte bashkëpunimi dhe marrëdhëniet e mira dypalëshe në mes tyre.
Me anë të një njoftimi, Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në paraditen e sotme takoi ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.
Dyshja diskutuan për projektet e ndryshme të bashkëpunimit dhe për marrëdhëniet e mira dypalëshe.
Përveç kësaj, bëhet e ditur se Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin aktiv e të rëndësishëm të Norvegjisë përgjatë viteve në Kosovë dhe jo vetëm.
“Diskutuan për projektet e ndryshme të bashkëpunimit dhe për marrëdhëniet e mira dypalëshe. Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin aktiv e të rëndësishëm të Norvegjisë përgjatë viteve, dhe veçanërisht për mbështetjen e saj në angazhimin e kuadrove profesionale dhe ekspertizë në institucionet e Kosovës”, thuhet në njoftim.