Kurti takon ambasadorin e OSBE-së, diskutojnë për zgjedhjet në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ambasadorin e OSBE-së, Michael Davenport

Kryeministri Kurti dhe ambasadori i OSBE-së, Michael Davenport

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në më pak se një javë para mbajtjes së zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, është takuar me ambasadorin e OSBE-së, Michael Davenport.

Në këtë takim është diskutuar për zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës.

“Në takim u diskutua për zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës dhe për fushat e përbashkëta të bashkëpunimit në mes të OSBE-së dhe Qeverisë së Kosovës”, njofton Kryeministria.

Gjatë këtij takimi kreu i ekzekutivit ka theksuar rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve lokale edhe si obligim kushtetues e ligjor.

“Kryeministri theksoi rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve lokale edhe si obligim kushtetues e ligjor, por edhe si procedurë e legjitimitet demokratik për institucionet në shërbim të qytetarëve. Nevoja për funksionim normal të sistemit dhe institucioneve shtetërore e bënë të nevojshme mbajtjen e zgjedhjeve”, thuhet tutje në njoftimin e Kryeministrisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika