Kurti takon homologun kroat: Kosova dhe Kroacia e kanë të përbashkët të ardhmen brenda BE-së dhe NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të mërkurën Kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviq, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Kroacisë duke theksuar se këto dy vende përveç të kaluares e kanë të përbashkët edhe të ardhmen në BE dhe NATO

Ilustrim

Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka takuar Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Kurti ka theksuar se me Kroacinë, Republika e Kosovës ka të përbashkët të kaluarën, por edhe të ardhmen brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Ai ka shprehur mirënjohje për mbështetjen historike të Republikës së Kroacisë ndaj Republikës së Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit, ndërsa ka falënderuar Kryeministrin Plenkoviq veçanërisht për përkrahjen për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shkruan Zyra e Kryeministrit.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se në takim janë theksuar marrëdhëniet e mira bilaterale në mes të dy vendeve dhe gatishmëria për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.

Duke biseduar për indikatorët pozitivë ekonomikë, Kryeministri Kurti ka theksuar potencialin për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika