Kurti takon homologun nga Vanuatu, flasin për mundësitë e bashkëpunimit në tregti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Vanuatut, Charlot Salwai, diskutuan për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në tregti, kulturë, edukim gjatë një takimi në kuadër të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryeministrin e Vanuatu, Charlot Salwai në New York.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate të lëshuar të premten.

Sipas njoftimit, palët u takuan në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kurti dhe kryeministri i Vanuatut diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në tregti, shkëmbime kulturore dhe edukim, dhe për politikat e dy vendeve në përballje me ndryshimet klimatike.

“Kryeministri trajtoi dhe avancimin e shtetit tonë në tri vitet e fundit, politikat e ndërmarra në sektorë kyçë dhe perspektivën për të ardhmen. Ai nënvizoi sundimin e ligjit, sigurinë, luftimin e korrupsionit dhe iniciativat në fushën e diplomacisë, e për të cilat shprehu gatishmërinë e Kosovës që t’i ndajë përvojat respektive përmes trajnimeve dhe akademive në vendin tonë”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.

Po ashtu, teksa ka shprehur vullnetin për zgjerimin e bashkëpunimit dhe për më shumë shkëmbime mes dy vendeve, kryeministri Kurti e falënderoi kryeministrin e Vanuatu, Charlot Salwai, për takimin dhe bisedën.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” do të shpërblejë fëmijët me dhurata përmes...

Panairi i Librit për Fëmijë do të mbahet më datë 2-6 tetor, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se...

Kosova renditet e 12-ta në botë për sigurinë e qytetarëve...

Kosova është renditur në vendin e 12-të për ndjenjën e sigurisë gjatë ecjes vetëm natën, sipas një studimi të Gallup-it për vitin 2023. 87% e...

Osmani në pritjen e presidentit Biden: Aleancë që qëndron në...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me zotërinë e parë, Prindon Sadriu, kanë marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i Shteteve të...

Të fundit nga rubrika