Kurti takon Kouchner-in, e falënderon për kontributin e tij në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti ka takuar ish-ministrin francez Bernard Kouchner në Paris, duke i shprehur mirënjohjen e tij për kontributin në Kosovë si përfaqësues special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ish-ministrin francez të Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Bernard Kouchner, gjatë vizitës së tij në Paris.

Kurti shfrytëzoi këtë rast për të shprehur mirënjohjen e tij për kontributin e Kouchner-it në Kosovë, veçanërisht gjatë kohës kur ai shërbeu si përfaqësuesi i parë special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

“Në Paris pata kënaqësinë të takohem me një përkrahës të gjatë të vendit tonë, ish-ministrin 🇫🇷 të Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Bernard Kouchner, i cili ka shërbyer edhe si Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Së bashku diskutuam suksesin e pashembullt të ndërhyrjes humanitare të NATO-s në vitin 1999, si dhe përparimin e madh që ka bërë Kosova në këto 25 vjet që nga çlirimi ynë. E falënderova për kontributin e tij të panumërt në këtë progres gjatë kohës së tij si PSSP dhe më pas si Ministër kur Kosova zyrtarisht shpalli pavarësinë e saj”, ka shkruar Kurti në X.

 

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika