Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik në Shkup, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kanë zhvilluar një takim bilateral.
Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit, ata kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe të dyja vendeve dhe projektet e përbashkëta, me theks të veçantë, për projektin e rrugës Prizren-Tetovë.
“Ata diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve dhe projektet e përbashkëta. Rritja e efikasitetit të kalimit të kufirit për qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në drejtim të njëra-tjetrës dhe projekti i rrugës Prizren-Tetovë ishin dy prej çështjeve me theks të veçantë”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, në takim është diskutuar edhe për mundësinë e organizimit të një forumi të përbashkët biznesi.