Kurti takon kryeministren e Finlandës, shprehet mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të martën kryeministren e Finlandës, Sanna Marin, kjo e fundit ka shprehur mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian

Ilustrim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka takuar Kryeministren e Finlandës, Sanna Marin, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës.

Kurti ka theksuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe ka falënderuar Marin për kontributin që Franca ka dhënë para dhe pas shpalljes së pavarësisë së vendit.

Ndërkaq, siç njofton zyra e kryeministrit, Marin ka shprehur mbështetjen për Kosovën lidhur me anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian.

Ndër të tjera, në takim është biseduar edhe për rritjen në 70 të numrit të ushtarëve finlandezë në Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR).

Ndërsa, është shtuar se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për reforma strukturore në ekonomi, politikë, sundim të ligjit dhe demokraci funksionale në përputhje me standardet evropiane, për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika