Kurti takon kryeministrin kroat: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti gjithashtu theksoi rolin destabilizues të Serbisë në Ballkan dhe përkushtimin e Kosovës ndaj dialogut të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Në kuadër të vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai zhvilloi një takim me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Në këtë takim, të dy liderët theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Kroacisë, duke konfirmuar përkushtimin për fuqizimin e bashkëpunimit dhe zgjerimin e tij në fusha me interes të përbashkët, njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

“Raportet mes dy shteteve tona janë të shkëlqyeshme, e kjo u konfirmua dhe sot nga dy palët. U theksua përkushtimi i përbashkët për fuqizimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e tyre në fusha me interes të përbashkët.

Mes marrëveshjeve dhe mundësive për thellim të bashkëpunimit, u veçua fusha e sigurisë si dhe ajo e arsimit për më shumë shkëmbime e trajnime të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

Fusha e sigurisë dhe arsimi ishin në qendër të diskutimeve për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit, duke përfshirë shkëmbimet dhe trajnimet e përbashkëta.

“Në këtë takim u bisedua dhe mbi paqen e sigurinë në Ballkan, ku Kryeministri tha se Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit. Ai theksoi sulmin paramilitar të Banjskës nga i cili u shënua dhe një vjetori i këtij akti terrorist tre ditë më parë, si dhe propagandën e vazhdueshme dezinformuese të aparatit shtetëror serb mbi Kosovën e veçanërisht veriun e vendit tonë.

Mbi dialogun me Serbinë që zhvillohet në Bruksel, Kryeministri ritheksoi përkushtimin e Kosovës ndaj procesit të normalizimit dhe nevojën për respektimin e pakusht, si dhe zbatimin e plotë e pa vonesa të mëtejme të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues, teksa Serbia ende nuk po e nënshkruan dhe nuk është e gatshme për ecjen tutje drejt normalizimit të marrëdhënieve”, thuhet më tej në njoftim.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika