Kurti takon kryeministrin në detyrë të Bullgarisë, diskutojnë për zgjerimin e marrëdhënieve

Miqësia dhe partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë, marrëdhëniet e mira ekonomike dhe vullneti i dyanshëm për zgjerimin e tyre ishin temat qendrore të bisedës dhe të takimit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit nga kryeministri në detyrë i Bullgarisë, Dimitar Glavchev.

Miqësia dhe partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë, marrëdhëniet e mira ekonomike dhe vullneti i dyanshëm për zgjerimin e tyre ishin temat qendrore të bisedës dhe të takimit.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e zyrës së kryeministrit, ku thuhet se gjatë takimit, kryeministri Kurti dhe kryeministri në detyrë i Bullgarisë Glavchev, diskutuan edhe për situatën e sigurisë në kontinentin e Evropës dhe atë në rajon, dhe folën për nevojën e bashkëpunimit sa më të thellë ndërmjet shteteve mike e partnere dhe ndërmjet shoqërive demokratike.

“Bullgaria njohu pavarësinë e Kosovës në mars të vitit 2008, ndërkaq sivjet shënojmë 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Deri më tani kemi të nënshkruara tetë marrëveshje dypalëshe dhe disa tjera që presin të finalizohen. Me synim fuqizimin e raporteve ekonomike dhe shkëmbimeve tregtare, në qershor të vitin të kaluar u themelua Oda Ekonomike Kosovë-Bullgari me seli qendrore në Sofje. Këtë vit, planifikohet të organizohet forum i përbashkët i bizneseve të Kosovës dhe Bullgarisë. Bullgaria kishte luajtur një rol të rëndësishëm për ne në vitin 1999 duke hapur hapësirën e saj ajrore për aeroplanët e NATO-s në fushatës kundër Serbisë, që i dha fund gjenocid ndaj shqiptarëve në Kosovë. Ajo vazhdon të japë kontribut të rëndësishëm në sigurinë e vendit tonë me pjesëmarrjen dhe praninë e trupave të saj në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it”, thuhet në njoftim.

fotografia e kryeministri

Në vizitën e tij të parë në Bullgari, Kurti u shpreh i nderuar me pritjen nga homologu tij dhe falënderues për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika