Kurti takon Latifin të premten, nuk komenton dorëheqjen e tij

I pyetur nga gazetarët pas një konference për ndarjen e resurseve me dobi të veçanta për komunitetet joshumicë, kryeministri Kurti ka bërë të ditur se do të takohet me ministrin Latifi, dorëheqja e të cilit u raportua të enjten

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se do të takohet me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi për të cilin u raportua të ketë dhënë dorëheqje përgjatë së enjtes.

Pas konferencës për ndarjen e resurseve me dobi të veçanta, Kurti u pyet lidhur me dorëheqjen e Latifit me me ç’rast njoftoi se do ta takojë përgjatë së premtes.

Të enjten, në media u raportua se Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë. Arsyet e kësaj dorëheqjeje nuk dihen, pasi Qeveria e Kosovës apo vetë Latifi nuk kanë folur ende zyrtarisht për këtë çështje.

Krahas kësaj, Kurti foli edhe për pakon e inflacionit për qytetarët e Republikës së Kosovës përpos së cilës tha se kanë punuar që çdo familje të ketë së paku një të punësuar.

“E kemi konsideruar të domosdoshme të fillojmë të bëjmë aq sa mundem. Nuk do të thotë që një familje kur e ka një të punësuar nuk angazhohemi për të tjerët në atë familje”, tha Kurti gjersa theksoi dhe pakoja në fjalë parasheh ndihmë edhe për lehonat, fëmijët, studentët etj.

Vëmendje përgjatë konferencës mori edhe rruga Prishtinë – Mitrovicë, për të cilën tha se janë të kufizuar nga mospërgatitjet që janë bërë që nga fillimi i shtrimit të rrugës. I njëjti problem sipas Kurtit është edhe ai me rrugën Prishtinë – Podujevë.

Ai ka thënë se përgjatë shtrimit të rrugëve, janë shfaqur probleme të cilat do të duhej të sqaroheshin që në fillim.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika