Kurti takon ministren finlandeze, Tuppurainen

Kryeministri Kurti në takimin e tij me ministren finlandeze, Tuppurainen, e ka falënderuar Finlandën për përkrahjen e vazhdueshme dhe kontributin që ka dhënë për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten, në margjinat e Forumit të Bratisllavës “GLOBESEC 2022”, ka takuar ministren e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen, bëhet e ditur nga Zyra e Kryeministrit.

Kryeministri Kurti e ka falënderuar për përkrahjen dhe kontributin që ka dhënë Finlanda për Kosovën që nga viti 1999 e tutje, sidomos në arsim, shëndetësi dhe të drejta të njeriut.

Duke e uruar për aplikimin e Finlandës në Aleancën Veri Atlantike(NATO), shefi i ekzekutivit i ka shprehur ministres, Tuppurainen mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për përkrahjen që po ia jep Kosovës për liberalizimin e vizave dhe për anëtarësim në Këshillin e Evropës(KiE), si edhe në organizatat e tjera ndërkombëtare.

Sipas njoftimit, në këtë takim është diskutuar për sigurinë dhe stabilitetin rajonal pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë.

Kryeministri Kurti ka potencuar rrezikun e vendosjes nga Serbia të 48 bazave ushtarake përgjatë zonës kufitare me Kosovën dhe lidhjet e afërta të fqinjit tonë verior me Federatën Ruse.

“Finlanda, si fqinje e parë e Rusisë me të cilën e ndan kufirin më të gjatë, është e ekspozuar ndaj kërcënimeve të vazhdueshme nga Federata Ruse, në veçanti pas aplikimit për anëtarësim në NATO”, thuhet në njoftim.

Image

Po ashtu, thuhet se Kosova ndan pjesën më të madhe të kufirit me Serbinë e cila është destabilizuese, pra jemi në një kontekst të ngjashëm, ka thënë kryeministri Kurti. Ai e vlerësoi cinizëm neutralitetin e Serbisë ndaj luftës në Ukrainë.

Edhe ministrja Tuppurainen ka vlerësuar se nuk mund të qëndrosh neutral ndaj një lufte sikurse kjo që po ndodh në Ukrainë.

Në fund të takimit, kryeministri Kurti dhe ministrja Tuppurainen u pajtuan që të vazhdojnë angazhimin e përbashkët për rritjen e bashkëpunimit socio-ekonomik dhe të sigurisë mes dy vendeve.

Ndryshe, Kryeministri Kurti, të enjten ka udhëtuar për në Sllovaki për të marrë pjesë në Forumin e Bratisllavës GLOBSEC 2022, që do të mbahet nga data 2 deri më 4 qershor.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika