Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ministrin e Mbrojtjes të Greqisë, Nikos Dendias.
Në një postim në Twitter, Kurti ka bërë të ditur se kanë diskutuar për sulmin terrorist në Banjskë dhe si policia e Kosovës parandaloi që ky grup terrorist ta bënte planin e tyre një konflikt më të madh.
Ai ka thënë tutje se kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin me KFOR-in për patrullimin në veri.
“I kënaqur që takova Ministrin e Mbrojtjes së Greqisë. Ne diskutuam për sulmin terrorist dhe se si trupat paraushtarake u penguan të zbatonin planin e tyre në një konflikt më të madh. Ne diskutuam edhe bashkëpunimin me KFOR-in për patrullimin në veri”, ka shkruar Kurti.
Enjoyed meeting 🇬🇷 Minister of Defense @NikosDendias. I spoke of the terrorist attack & how the paramilitary troops were prevented from carrying out their plan of a larger conflict. We also discussed cooperation w/ KFOR to patrol the northern border. pic.twitter.com/k2MYudb5bN
— Albin Kurti (@albinkurti) October 24, 2023