Kurti takon ministrin Heappey, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër, Ilir Kapiti, u pritën në takim nga ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, me të cilin kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takim me ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, është takuar me ministrin e Forcave të Armatosura të MB-së, James Heappey.

Gjatë këtij takimi, është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Sipas njoftimi të zyrës së kryeministrit, thuhet se temë diskutimi ishin marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e intensifikimit të mëtejmë të bashkëpunimit.

“Posaçërisht u diskutua për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes e të sigurisë dhe kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e Kosovës për përkrahjen e institucioneve profesionale të mbrojtjes, sidomos të akademisë së mbrojtjes Sandhurst për shkollim të karrierës e specialistik”, thuhet në njoftim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takim me ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey

Duke biseduar për çështjet e sigurisë, janë theksuar sfidat që vijnë nga invazioni dhe agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar rus në Ukrainë.

“Republika e Kosovës është rreshtuar përkrah botës demokratike, Mbretërisë së Bashkuar, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e dënuar sulmin dhe duke vendosur masat sanksionuese ndaj Federatës Ruse”, është shprehur Kurti.

Po ashtu, i pari i ekzekutivit ka përmendur ndihmën e qeverisë për Ukrainën, ofrimin e strehimit për pesë mijë refugjatë dhe kushteve të punës për 20 gazetarë ukrainas, katër prej të cilëve tashmë janë vendosur në Kosovë dhe po vazhdojnë të merren me profesionin e tyre.

Kryeministri Kurti ka shprehur falënderime ndaj Heappey për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në të gjitha fazat, të çlirimit, të rindërtimit, të pavarësimit, të zhvillimit e të demokratizimit.

Ndryshe, vizita e Kurtit në Mbretërinë e Bashkuar vjen pas asaj që kishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zvicrës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika