Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se në fokus të bisedimeve ishin përgatitjet për shënimin e 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.
“Duke biseduar për statusin dhe nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, u potencua se këto marrëveshje kanë hapur kapituj të ri pozitiv të afrimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera, në takim u theksua bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.