Kurti takon nënkryetaret serbe në veri, theksojnë se anëtarësimi në KiE i fuqizon komunat

"Të gjitha ato më thanë që e shohin anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës si një hap të rëndësishëm për fuqizimin e komunave të tyre. Dhe, më premtuan që kur do të takojnë përfaqësuesit diplomatikë të QUINT-in do t’ua shprehin këto kërkesa gjithashtu", ka deklaruar Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka zhvilluar takim me nënkryetaret e tri komunave veriore.

Në takim me nënkryetaren e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Adançiq, të Komunës së Zveçanit, Natasa Tomaniq dhe atë të Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq ka thënë se të njëjtat e shohin anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës si hap të rëndësishëm për fuqizimin e komunave të tyre.

Në këtë takim të pranishëm ishin edhe dhe ministrat Nenad Rashiq e Elbert Krasniqi.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se në këtë takim është konsultuar edhe për nevojat për shërbimet komunale që mund të ushtrohen të bashkërenduara në kuptim të lirisë së asocimit të komunave.

“Pas takimeve në Berlin, konsiderova që një hap i duhur është të diskutoj me përfaqësues serb të komunave veriore. I konsultova mbi nevojat për shërbimet komunale që mund të ushtrohen të bashkërenduara në kuptim të lirisë së asocimit të komunave. Të gjitha ato më thanë që e shohin anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës si një hap të rëndësishëm për fuqizimin e komunave të tyre. Dhe, më premtuan që kur do të takojnë përfaqësuesit diplomatikë të QUINT-in, do t’ua shprehin këto kërkesa gjithashtu”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka thënë tutje se ky ishte bashkëbisedimi i dytë në pak se dy javë me përfaqësuesit serbë të komunave veriore.

“Komunikimi i shpeshtë dhe i rregullt është interesim, kujdes dhe vullnet i dyanshëm për të diskutuar e planifikuar projekte dhe për të adresuar sfida e vështirësi”, ka vijuar tutje ai.

May be an image of 6 people and table

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika