Kurti takon nxënësit e shkollës fillore “Ismail Qemaili”, u ndan kujtime nga fëmijëria e tij

Mëngjesin e së enjtes, mysafirë në hapësirat e ndërtesës së Qeverisë patën rastin të jenë një grup nxënësish të Shkollës Fillore “Ismail Qemaili”, të cilët siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, u pritën ngrohtësisht nga kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në takim me një grup nxënësish të Shkollës Fillore “Ismail Qemaili”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten në mëngjes ka pritur në një takim në hapësirat e ndërtesës së Qeverisë, një grup nxënësish të shkollës fillore “Ismail Qemaili”.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti ka ndarë me nxënësit kujtime nga fëmijëria e tij, si dhe përvoja nga jeta profesionale në pozitën e kryeministrit të Kosovës.

“I lumtur, e sidomos kur njerëzit e tjerë bëhen të lumtur që po u ndihmoj dhe shërbej si kryeministër i Republikës së Kosovës”, ka thënë ai në pyetjen se si ndihet në pozitën e kreut të Qeverisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me një grup nxënësish të Shkollës Fillore “Ismail Qemaili”.

Fëmijët e klasës së parë të shoqëruar nga mësuesja Filloreta Mustafa Dërmaku, falënderuan kryeministrin Kurti për mundësinë dhe kohën për t’u takuar, derisa nxënësit përveç momenteve të këndshme e gazmore, i dhuruan kryeministrit edhe një punim arti të realizuar nga dora e tyre.

Gjatë këtij takimi, nxënësit e vegjël patën rastin të vizitojnë ndërtesën e Qeverisë dhe të njihen nga afër me ambientet e punës, përfshirë sallën e mbledhjeve të kabinetit qeveritar dhe qendrën për media.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika