Kurti takon O’Brienin dhe Lajçakun, kërkon zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike

Kryeministri Albin Kurti ka riafirmuar përkushtimin e Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, duke u bazuar në Marrëveshjen Bazike të Brukselit dhe Aneksin e Ohrit, gjatë takimit me James O’Brien dhe Miroslav Lajçak.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka rikonfirmuar përkushtimin e qeverisë së tij për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke u bazuar në Marrëveshjen Bazike të Brukselit dhe Aneksin e Ohrit.

Si thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeminsitirt, ky qëndrim u theksua gjatë takimit të tij me Ndihmëssekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit Amerikan të Shtetit, James O’Brien, dhe emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

“Diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në vend, krahas atyre në lidhje me procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkëpunimit rajonal në prag të samitit të radhës të Procesit të Berlinit, që do të shënojë gjithashtu 10-vjetorin jubilar të këtij procesi të rëndësishëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri ndër të tjera theksoi së Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar maksimalisht edhe në vazhdimësi në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët e saj pa dallim dhe për krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë në të cilin respektohen të drejtat e qytetarëve dhe ligjit i Republikës”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Kurti ka deklaruar se zbatimi i këtyre marrëveshjeve duhet të bëhet në tërësi.

“Kryeministri Kurti gjithashtu nënvizoi përkushtimin e tij për bashkëpunim rajonal mbi parimet e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së barabartë në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ritheksoi përkushtimin dhe angazhimin konstruktiv në procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sipas parimeve të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksin e saj, që duhet të zbatohet e plotë”, thuhet më tej në njoftim.

 

 

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika