Kurti takon pasdite liderët e partive shqiptare të Luginës

Sipas burimeve të Dukagjinit, Kurti do të presë në qeveri në ora 18:30 liderët lokalë të Luginës së Preshevës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot pret në takim liderët e partive shqiptare nga Lugina e Preshevës, në një përpjekje për bashkimin e tyre në një listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Sipas burimeve të Dukagjinit, Kurti do t’i presë në Qeveri në ora 18:30 liderët lokalë të Luginës së Preshevës.

Qëllimi i këtij takimi është arritja e një marrëveshjeje për hyrjen e të gjitha partive në një listë të përbashkët në zgjedhje.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar ditë më parë për zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahen më 17 dhjetor të këtij viti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika