Kurti takon përfaqësues të bizneseve gjermane, i fton për investime në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ftoi kompanitë gjermane që ta vizitojnë Kosovën dhe të "konsiderojnë mundësitë që ofron ajo për investime"

FOTO:ZKM

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, është takuar me përfaqësues të bizneseve gjermane, të organizuar në bashkëpunim me Këshillin e Jashtëm mbi Marrëdhëniet Ekonomike (Foreign Councils on Economic Relations).

I shoqëruar nga shefi i Stafit, Luan Dalipi dhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, gjatë bashkëbisedimit, Kurti nënvizoi indikatorët ekonomikë të vendit dhe progresin e Kosovës si një shtet zhvillimor, progresist e demokratik.

Ai renditi “përparësitë demografike dhe gjeografike, politikat e favorshme fiskale, të rinjtë profesionistë, reformën dhe përmirësimi në sundimin e ligjit dhe stabilitetin institucional, si arsye se pse e bëjnë Kosovën ambient të favorshëm për investime të huaja”.

Tutje, shefi i ekzekutivit i njoftoi për planet dhe potencialin e investimeve në Kosovë në shumë fusha.

“Ndër to, u theksua sektori i energjisë, përkatësisht energjisë së ripërtëritshme, ku së fundmi u përmbyll me sukses procesi i ofertimit për ankandin e parë solar 100 MW dhe së shpejti pritet të hapet thirrja për ankandin tjetër, të erës, me kapacitet 150 MW”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Gjithashtu, Kurti foli edhe për fillimin e zbatimit të arsimit dual në 21 shkolla profesionale në 14 komuna, me qëllim të ndërlidhjes së arsimit me tregun e punës, si dhe për Fondin Sovran, i cili siç thotë ai, do të sjellë një cikël të ri investimesh në vend, duke e lidhur Kosovën me tregjet botërore financiare.

Kurti i ftoi kompanitë gjermane që ta vizitojnë Kosovën dhe të “konsiderojnë mundësitë që ofron ajo për investime”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika