Kurti takon përfaqësuesit e kompanive franceze të fushës së energjisë së ripërtëritshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar përfaqësuesit e kompanive franceze të energjisë së ripërtëritshme "Voltalia" dhe "TotalEnergies" gjatë Forumit të Paqes në Paris, duke shprehur interesimin e vendit për investime të huaja dhe prezantuar Strategjinë e Energjisë 2022-2031 me synimin e shtimit të kapacitetit të ripërtëritshëm në 1,200 MW

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Para fillimit të Forumit të Paqes në Paris, ku në mesin e shumë krerëve të shteteve dhe qeverive po merr pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ai takoi në takime të veçanta përfaqësuesit e dy kompanive franceze të fushës së energjisë së ripërtëritshme, “Voltalia” dhe “TotalEnergies”.

Siç ka raportuar Zyra e Kryeministrit, fillimisht ka takuar drejtorin për Zhvillim Ndërkombëtar të “Voltalia”, Gustavo Fernandez, udhëheqës i projekteve ndërkombëtare të kësaj kompanie me bashkëpunëtorë, dhe pastaj ka takuar zëvendëspresidentin për Zhvillimin e Biznesi në EuroAzi për “TotalEnergies”, Antonie Garret me bashkëpunëtorë.

Kryeministri ka nënvizuar interesimin e Republikës së Kosovës për të mirëpritur investitorë të huaj dhe dedikimin e Qeverisë për krijimin e një mjedisi sa më të favorshëm për ta.

Ai i ka njoftuar përfaqësuesit e “Voltalia” dhe “TotalEnergies” me detajet e Strategjisë së Energjisë 2022-2031, me të cilën, synohet që të shtohen 1,200 MW nga burimet e ripërtëritshme.

Kurti ka veçuar projektet ekzistuese dhe të ardhshme për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese nga energjia solare dhe e erës, me theks te mundësitë që ofron ankandi aktual për ndërtimin e 100 MW nga energjia solare të shpallur nga Ministria e Ekonomisë dhe ankandi i ardhshëm i erës me kapacitet deri në 150 MW, i cili pritet të shpallet gjatë vitit të ardhshëm, si dhe foli për investimet e planifikuara të Qeverisë në këtë sektor për tri vitet e ardhshme.

Më tej, kryeministri Kurti ka veçuar sukseset në luftimin e krimit dhe korrupsionit, sundimin e ligjit, progresin demokratik, stabilitetin institucional dhe funksionalizimin e Gjykatës Komerciale, krahas pozitës gjeografike, kornizës ligjore dhe fuqisë profesionale punëtore si përparësi që Kosova ofron për investitorë të huaj.

Kryeministi ka theksuar se Kosova në vitet e fundit ka shënuar rritje të theksuar të BVP-së, e cila vitin e ardhshëm do të jetë për 50% më e lartë sesa që ishte në vitin 2020.

Ai ka potencuar edhe përparësitë e Kosovës me ndërtimin dhe instalimin e 170 MW të baterive akumuluese, përmes zbatimit të Programit të Kompaktit në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), që do të ndihmojnë në integrimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të reja nga burimet e rinovueshme.

Përfaqësuesit e të dy kompanive shprehën mirënjohje për përparimin e Kosovës, përshëndetën edhe mundësitë aktuale dhe të ardhshme të ofruara për investime në sektorin e energjisë së ripërtëritshme dhe procesin profesional dhe transparent.

Gjithashtu shprehën gatishmërinë për të vazhduar angazhimin për pjesëmarrje në këto mundësi që ofron Kosova.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika